Kryeparlamentari i Kosovës dhe njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar së fundi në Klan Kosova se është optimist se në fund të këtij viti do të ketë një vendimmarrje pozitiv nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Veseli ka thënë se është e pa drejtë nëse nuk hiqen vizat nga ana e BE-së. Sipas tij, kjo çështje është kërkuar nga vet BE-ja dhe se sipas Veselit Kosova ka kryer të gjitha kriterët për këtë proces.
“Jam optimist se do të ketë një vendimmarrje pozitive për vizat në fund të këtij viti pasi nuk është e drejtë pasi janë plotësuar kriteret për heqjen e vizave. Tani po na thonë se ka diçka edhe politike, se disa vende ne BE mund të bëjnë në rrezik për vendimmarrje por kjo nuk mund të tolerohet nga ne”, ka thënë Veseli.
Më tutje, i pari i legjislativit ka shtuar se kërkojnë nga BE-ja që vendimmarrja të merret në fund të këtij viti.
Sipas tij, opozita është duke gabuar.
“Ne jemi krenarë për identitetin tonë por nuk do të jemi të heshtur që të pranojmë këtë inferioritet që është racë më e pastër dhe që është raca e Kosovës nëse nuk ndodhë liberalizmi do të jetë një goditje e rëndë nga Bashkimi Evropian”, shtoi ai.