Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sapo ka përfunduar një takim në Pentagon, me zëvendësndihmësen e sekretares së Mbrojtjes, Laura Cooper.
Ai pas takimit në Pentagon, institucionin kryesor të ushtrisë amerikane, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e SHBA-së dhe faktor paqeje në rajon.
“Në Pentagon, një takim tejet përmbajtësor me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper. Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtri që do të forcojë paqen në Ballkan”, ka thënë Veseli nëpërmjet faqes së tij në Facebook.