Veseli: Partneritet special mes Kosovës dhe Iowas

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Iowa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga gjenerali Timothy Orr.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë që Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë ndërtuar ndër vite, si dhe për modalitetet e bashkëpunimin në të ardhmen.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe shtetin e Iowa-s në përgjithësi, për mbështetjen e madhe dhënë Kosovës në fushën e sigurisë, sidomos në përgatitjen e kuadrove ushtarakë.

Veseli tha se mbështetja ushtarake për Kosovën është e nevojshme, sidomos tani kur ajo po ndërton kapacitetet e saj të plota ushtarake.

Gjenerali Timothy Orr, nga ana e tij, ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën.

“Jam i nderuar te takoj kryeparlamentarin Veseli dhe ta falënderoj për përkrahjen e tij për këtë marrëdhënie të veçantë mes shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës”.

“Angazhimi i tij demonstron përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e partneritetit ndërmjet sektorëve kritikë që përfshijnë edukimin, biznesin dhe agrikulturën, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi gjenerali Orr.

Orr do të takohet me kryeministri Ramush Haradinaj në zyrën e këtij të fundit.

Kurse për Orr në mbrëmje është organizuar edhe një pritje në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të ngjashme