“Vendi ynë ka nevojë për zhvillim dhe fuqizim dhe ne bijtë e tu Kosovë nuk do të ndalemi pa e arritur këtë qëllim”.
Kështu tha kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në tubimin elektoral të mbajtur në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.
Ai theksoi se PDK-ja e bën shtetin dhe e mbron atë.
“Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës, që e bëjmë shtetin, e mbrojmë shtetin dhe e garantojmë të ardhmen e tij”, tha ai, raporton EkonomiaOnline.
Veseli tha se komuna do të ofrojë shanse për të rinjtë dhe do të udhëhiqet nga gratë.
“Komuna ofron shanse për të rinjtë e Kosovës, komunat që udhëhiqen nga gratë. Do të ndërtohen çerdhe, shkolla me standarde evropiane, bursa për studentët me notë mesatare mbi 8, zero taksa komunale, tokë publike falas për zhvillimin e bizneseve, praktikë me pagesë për të sapodiplomuarit”
“Ky është vizionin ynë dhe ne e mbajmë fjalën. Do t’i rrisim pagat e arsimtarëve, policëve, mjekëve, pensionistëve për 30%”, theksoi Veseli.