Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është në drejtimin perëndimor dhe askush nuk ka të drejtë të na largojë nga ShBA, raporton Ekonomia Online.
Këto komente i bëri ai teksa u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në lidhje me takimin që sot pati me ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett.
“Kosova në drejtimin perëndimor. Askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk do të na ndajë nga ShBA dhe nga orientimi jonë perëndimorë. Kosova drejt ndërmarrësisë, drejt njerëzve inovatorë, rinia le të qëndrojë në Kosovë. Në Kosovë duhet të zhvillohet jeta, në Kosovë të zhvillohet perspektiva. Ta fuqizojmë shtetin për arsye se nuk ka nevojë t’i hapim vetvetes dilema dhe as nuk do lejojmë t’i hapim vetes dilema. Dilemat i kemi mbyllur me 12 qershor 1999, populli i Kosovës me sakrificë dhe me një çmim shumë të madh e kemi larguar Serbinë nga Kosova, por Serbia është fqinji ynë me të cilin duam të kemi paqe, por Kosova do jetë përjetë shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo do jetë orientimi ynë”, tha Veseli , raporton EO
Ndërsa për datën se kur do hiqet taksa ai u përgjigj se “Lëreni atë punë se kemi me e kry shumë shpejtë edhe atë pjesë”.