Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, me rastin e ditës ndërkombëtare për personat me Sindromën Down, ka vizituar një lokal në kryeqytet ku punojnë persona me këtë sindromë.
“Kafja më e shijshme për mua dhe Violetën në kafeterinë X21 në Prishtinë. Një mundësi më shumë për fëmijët me sindromën Down që të integrohen në shoqëri. Por kjo s’duhet të jetë e vetmja. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë për këtë kategori të shoqërisë”, ka shkruar Veseli në profilin tij në “Facebook”.