Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pranuar nga Ipeshkvi Dodë Gjergji simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan.
“Sot pranova nga Imzot Dodë Gjergji simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan”.
“Jemi popull i bekuar që ishte bijë e jona dhe mund të krenohemi me jetën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë. Shenjtërimi i saj është lartësim i virtyteve më të mira të popullit tonë. K.V”, ka bërë të ditur kryeparlamentari Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook.