Veseli premton qasje dhe mundësi të barabarta për biznese duke luftuar korrupsionin

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar fabrikën e tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë vendit.

Veseli ka thënë se e ka siguruar pronarin Refki Hoxha se do të angazhohet për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese.

“Pasdite vizitova njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës. Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

E sigurova pronarin Refki Hoxha se do të angazhohem për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese.

Ne po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme