Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ish-sekretaren amerikane Madeline Albright të cilën e ka falënderuar për gjithçka që ShBA-ja kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Veseli e ka falënderuar Albright që në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashk me qytetarët.
Kreu i Kuvendit tha se falë mbështetjes së ShBA-së, Presidentitn Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është shtet i pavarur.
“Zonja sekretare për neve është nder të ju kemi sot këtu në një përvjetor që shënon ditën e çlirimit të popullit tonë”.
“Ne u jemi falënderues juve, presidentit Clinton dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk kam ndonjë dhuratë si presidenti Thaçi, por dua të ua dhuroj këtë filigran i cili është nga Prizreni”, tha Veseli.
Me rastin e këtij takimi, ish-sekretarja Albright, tha se ndjehet e nderuar që ndodhet në mesin e një populli mirëpritës si kosovarët.
“Jam e nderuar të vijë këtu sepse unë këtu ndihem si në shtëpinë time. Jam e nderuar të jem në mesin e një populli kaq mirëpritës. Gëzohem që jam këtu në përvjetor të tilla”, tha ish-sekretarja Albright.
Kryeparlamentari Veseli, në fund ia dhuroi ish-sekretares Albright një filigran të cilin e kishte marrë nga qyteti i Prizrenit.