Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur një delegacion nga Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Para këtij takimi kryeparlamentari u deklarua rreth qëndrimeve të fundit të SHBA-së drejt Kosovës.
Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, tha se nuk do të lejohet që të prishen marrëdhëniet me ShBA-në, raporton Ekonomia Online.
Veseli lidhur me vizitën e delegacionit nga ShBA-ja, tha se disa veprime janë duke u bërë për qëllime të brendshme.
U raportua se gjatë takimit me delegacionin amerikan është diskutuar për taksën, por edhe për mundësin edhe largimin e kampit të Bondsteelit nga Kosova, por Veseli thotë se ShBA-ja nuk vepron kundër nesh.