Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Rama ka bërë të ditur se kjo vizitë e tij vjen pas lajmit për aktakuza nga Specialja.
Ai do të takohet sot edhe me kreun e PDK’së, Kadri Veselin.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga PDK’ja.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pret sot në takim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim, derisa bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ora 18:00.