Veseli: Primare Tribunali për krimet serbe, jo të bëhem kryeministër

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 12:35 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Tribunali për gjenocidin serb do të ndodhë dhe se tashmë kanë nisur hapat e parë për këtë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se do të formohet një Komisioni Shtetëror, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e pozitës, opozitës dhe komuniteteve, nga shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të pagjeturve, të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve, nga organizatat e shoqërisë civile, nga institucionet e drejtësisë, dhe nga institucionet akademike.

“Siç kam paralajmëruar disa ditë sot në Kryesinë kam paraqitur propozimin që të enjten të mbahet seancë për themelimin e një komisioni shtetëror që do ketë mision hulumtimin e gjenocidit gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Veseli.

“Ditën e enjte do ta kemi edhe gjenocidin për të vazhduar më pas me vendimin për themelimin dhe ndërtimin e Muzeut të gjenocidit që do jetë propozim i Kuvendit të jetë Muze i gjenocidit mbi qytetarëve të Kosovë dhe memorialin e dëbimit që do të simbolizojë ikjen masive të qytetarëve tanë do jetë tek stacioni i Trenit në Prishtinë dhe ndërtimi i një memoriali”, tha ai.

Veseli tha se kërkon mbështetjen e deputetëve pasi që Serbia duhet të përgjigjet për krimet e kryera.

“Pres mbështetje nga deputetët sepse ky është mision që i takon gjeneratës sonë dhe Kosovës që të faktoj gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë që të i hapet perspektivë e të Ballkanit Perëndimor, pa drejtësi nuk ka as ardhmëri të sigurt e të përbashkët”, tha ai.

Kreu i Kuvendit shtoi se nuk është i fokusuar qëtë bëhet kryeministër pasi që primare për të është gjenocidi serb.

“Aktualisht kanë dëshirë të fokusohem ne gjenocidin serb pastaj puna e arriqave është më vonë, por do të vijë edhe ai momenti, unë e di se ka pak skepticizëm, më shumë më pengon skepticizmi dhe frika”.

“Ky Tribunal do të merr kohë, do të dokumentohen faktohen nuk do ketë vetëm pretendime e emocione do të ketë qindra dëshmi dëshmitar aktakuza për gjenocidin e kryer në Kosovë”.

“Drejtësia ndërkombëtare nuk e ka kryer punën e vet, por ne nuk do lejojmë që gjaku ynë të humb këtë nuk mund ta mohoj askush, shteti Serb ka kryer gjenocid dhe duhet të përgjigjet të hap perspektive për Ballkanin Perëndimor”.

Veseli tha se askush nuk mund ta zë në gojë idenë se ky Tribunal mos të jetë ndërkombëtar.

Ai u shpreh i bindur që do ta ketë mbështetjen e të gjithëve dhe se ky Tribunal do të jetë ndërkombëtar.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e thirrur nga kreu i legjislativit, Kadri Veseli, ka marrë vendim që të enjten të mbahet seancë për inicimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/328601421155381/

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/te-enjten-seance-per-tribunalin-per-krimet-serbe-keto-jane-kerkesat-e-rezolutes-dokument/

Të ngjashme