Veseli: Calavera konfirmoi të ardhmen evropiane të Kosovës

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 11:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.

Në takim u diskutua për perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin këtë proces.

Duke e falënderuar Calavera për mbështetjen e deritashme të BE-së ndaj Kosovës, kryeparlamentari Veseli konfirmoi përkushtimin institucional dhe qytetar të Kosovës për të ecur sa më shpejt në rrugëtimin euro-integrues, si e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se institucionet e vendit janë të vetëdijshme për sfidat dhe obligimet që ato kanë para vetes, por gjithashtu, theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të mos hezitojë në marrjen e vendimeve në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, sidomos kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë.

Zyrtarja e lartë evropiane, Genoveva Ruiz Calavera, nga ana e saj, theksoi përkushtimin e BE-së për ta përkrahur Kosovën në aspiratën e saj euro-integruese, por edhe në fuqizimin e brendshëm institucional dhe demokratik të saj.

Të ngjashme