Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti në takim zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Yee.
Zëvendësndihmës sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee, ka filluar vizitën dy ditore (28 dhe 29 mars) ku dhe do të takohet me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.
Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan do të takohet edhe me ministren për Dialog, Edita Tahirin.
Vizita e Hoyt Yee vjen në kohën kur Kosova po synon të formojë ushtrinë.