Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e re të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.
Duke e uruar znj. Richardson për detyrën e re në krye të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart kontributin e UNDP-së në avancimin e shumë proceseve demokratike në Kosovë.
Veseli shprehu përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin midis Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së, bazuar në një përvojë të frytshme dhe me rëndësi të madhe për legjislativin e vendit.
Udhëheqja e re e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, bashkëpunimin e deritashëm me Kuvendin e konsideroi të shkëlqyer, ndërsa theksoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen edhe në të ardhmen.