Prizreni ka qenë sërish destinacion i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, disa ditë pas mbylljes së raundit të parë.
Veseli ka takuar atje kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj dhe strukturat e partisë, për t’i falënderuar rreth angazhimit që kanë pasur në fushatën për raundin e parë.
Veseli beson se Prizreni do të vazhdojë të qeverisët nga PDK-ja.
“Kryetari Shaqir Totaj dhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në Prizren. I falënderova për përkushtimin e madh, në një takim të përzemërt që pata me ta. Më 19 nëntor, qytetarët e Prizrenit do ta dëshmojnë besimin e palëkundur për Shaqën”, ka shkruar kreu i PDK-së, në një status në Facebook.