Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur përurimin në Drenas të shtatoreve të dy heronjve të Kosovës Rasim Kiçina e Bedri Shala.
Ai ka thënë se heronjtë Kiçina e Shala ishin luftëtarë emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
”Rasim Kiçina dhe Bedri Shala ishin luftëtarë emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm do të jetë nderimi i kombit tonë për sakrificën e tyre sublime për atdheun”.