Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kuntuar sot martirët e vrarë në fshatin Rezallë.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Rezalla është simbol i një populli që kurrë s’e pranoi nënshtrimin dhe kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri.
“Rezalla e dhimbjes dhe krenarisë kombëtare. Rezalla është simbol i një populli që kurrë s’e pranoi nënshtrimin dhe kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri. Lavdi martirëve të 5 prillit të Rezallës!”, ka shkruar Veseli.