Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zgjedhur sot që t’i përçojë dy mesazhe, për 14 shkurtin dhe për 17 shkurtin, duke ftuar për më shumë dashuri.
Së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën, lideri i PDK-së ka realizuar një foto para instalacionit për 10-vjetorin e pavarësisë, të vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Sa më shumë dashuri për njëri tjetrin dhe sa më shumë dashuri për shtetin”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.