Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se institucionet e vendit nuk do të lejojnë që të krijohet një pushtet i ri në vend, duke iu referuar asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.
Kreu i legjislativit pas mbledhjes së Kryesisë, tha se presin konsensus nga të gjitha subjektet parlamentare.
“Nuk do të lejojmë të krijohen situata që të krijohet pushtet i ri e le më ndarje në shtetin e Kosovës”.
“Shpresoj që jemi në udhë të mirë për të pas konsensus. Mbrojtja e sovranitetit mbrojtja e shtetit kjo shpresoj te jetë reflektim edhe pse unë pata propozim të fillojmë nga sot të kemi konsensus”.
Veseli ka sqaruar se të mërkurën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, ndërsa të enjten do të vazhdohet me seancë të rregullt. Ai ka kërkuar nga opozita që të lënë anash inatet e interesat partiake, raporton EO.
“Ditën e mërkurë do të kemi seancën e jashtëzakonshme. Qëllimi jonë është të jemi bashkë. Të orientohemi të ballafaqimi jo i lehtë i cili është Serbia”.
“Do të kemi seancë të rregullt ditën e enjte. Të mërkurën do të vazhdojmë me pikat e papërfunduara që janë bart prej seancave të kaluara. Besojmë shumë se do të votohen gjitha projektligjet që janë në agjendën e Kuvendit”.
“Ne e kemi një drejtim të bëhemi bashkë në platformën nacionale. Ajo qa do ta bëjë ditën e mërkurë është të kemi qëndrim të përbashkët nacional. Shpresoj se do të arrijmë dhe ftoj partnerët nga opozita ta lënë egon inatet e interesat”.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/pasneser-seanca-e-jashtezakonshme-kunder-korrigjimit-te-kufirit-nisma-shqyrton-pjesemarrjen/