Kryekuvendari Kadri Veseli, dhe përfaqësues të institucioneve të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur si dhe përfaqësues të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, kanë bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i parlamentit, tha se Serbia i ka shumë borxh Kosovës dhe se ajo duhet të tregoj për fatin e të pagjeturve.
Sipas tij, familjarët kanë të drejtë të jenë të pakënaqur.
“Jemi në vigjilje të vitit 2019, kjo është festë mirë ne edhe pas 19-vjetësh ende kemi të pagjetur”.
“Serbia i ka shumë borxh Kosovës, dialogu do të përfundoj vetëm me njohje reciproke dhe nuk ka rrugë tjetër. Familjarët kanë të drejtë të jenë të pakënaqur”, tha ai.
Më pas kryeparlamentari Veseli priti në hollin e Kuvendit familjarët e të pagjeturve me të cilët ka bashkëbiseduar dhe i ka siguruar se në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, delegacioni kosovar do ta ketë në prioritet diskutimin për të pagjeturit, pasi sipas Veselit, Serbia e di për fatin e tyre dhe ka obligim të tregojë dhe të përgjigjet për këtë plagë të madhe që kanë familjarët e të pagjeturve tash e dy dekada.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/299034954289368/UzpfSTEwMDAwMDEwODY4NTU5NzoyNTIyNDEwMzQ3NzcyNTYz/
LEXONI EDHE:
https://ekonomiaonline.com/nacionale/thaci-ben-homazhe-te-memoriali-per-te-pagjeturit/