Veseli shëtit e ha djathë në “alpet shqiptare”

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 00:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e festës ‘Mirësevini në Alpet Shqiptare’, ngjarje kjo e cila zhvillohet në Guci të Malit të Zi.


Veseli përmes facebook ka ftuar edhe bashkatdhetarët që përveç bregdetit, të mos lënë pa shijuar edhe alpet e mrekullueshme shqiptare.

”Vendosa të shkoj në festën “Mirësevini në Alpet Shqiptare” që zhvillohet nesër në Guci, pikërisht duke udhëtuar nëpër alpet përrallore shqiptare. Pak më herët mbërrita në Vuthaj, duke kapërcyer Qafën e Borit, pasi u nisëm prej Çeremit të Tropojës. Përveç hijeshisë së rrallë të këtyre bjeshkëve, ajo që e bënte edhe më të bukur këtë rrugëtim të sotshëm ishte bujaria e malësorëve zemërgjerë të cilët nuk na linin ta vazhdonim rrugën pa u ndalur nëpër stanet e tyre për të provuar pak nga kosi, qumështi e djathi i tyre. Ftoj bashkatdhetarët e diasporës që kthehen në pushimet e verës, që përveç bregdetit shqiptar, të mos lënë pa shijuar alpet e mrekullueshme shqiptare”.

Të ngjashme