Veseli: Shumë shpejt do të miratohet demarkacioni, presim mbështetjen e BE-së

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 10:41 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se shumë shpejt do të miratohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

“Jemi te vendosur për të përmbushur çdo kriter për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Shumë shpejt do ta mbyllim çështjen e demarkacionit. Shpreh përkushtimin e Kuvendit se do të mbështesim këtë proces”.

Veseli ka kërkuar mbështetjen e Bashkimit Evropian në mënyrë që qytetarët e vendit të lëvizin pa viza në zonën Schenge.

Këto komente Veseli i bëri në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku ka filluar  procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, duke shtuar se një shtet nuk është i drejt vetëm pse ka ligje të mira, por ato duhet të aplikohen.

“Ky proces është shumë i rëndësishëm. Një shtet nuk është i drejt vetëm pse ka ligje të mira, por ato ligje të aplikohen. Ne presim nga BE, e falënderojmë për përkrahjen, presim që në fazën e re të partneritetit të kemi mbështetje edhe pas përfundimit te mandatit të lirë”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-perserit-se-sundimi-ligjit-eshte-prioritet-qeverise/

Të ngjashme