Kryetari i Kuvendit në detyrë, Kadri Veseli, ka takuar ambasadorët e akredituar në Prishtinë ku ka diskutuar për procesin zgjedhor.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli ka thënë se ka siguruar ambasadorët se Kosova shpejt do të formojë institucionet e reja.
“Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për procesin zgjedhor në Kosovë, i cili u vlerësua si sukses i Kosovës dhe demokracisë tonë. Ambasadorët i sigurova se shumë shpejt Kosova do të formojë institucionet e reja që do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me aleatët tanë perëndimorë”.
“Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli.