Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli sot ka marrë pjesë në një koncert të organizuar për nder të Ditës së Evropës.
Në këtë koncert kishte performuar në piano vajza e Veselit, Rrita.
Veseli është shprehur se sot ka qenë një nga ditët më të lumtura të tij dhe të bashkëshortes, Violeta.
“Në Ditën e Europës, vajza jonë e vogël, Rrita, na dha kënaqësi të madhe me performansën e saj në piano, në një koncert të organizuar me fëmijët në Prishtinë. Violeta dhe unë s’kemi mundur të jemi më të lumtur sot”, ka shkruar Veseli.
Në fotografitë e publikuara shihen edhe dy djemtë e Veselit.