Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas miratimit të demarkacionit tha se sot merr fund dimri i gjatë politik. Sipas tij, qytetarët do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit, raporton Ekonomia Online.
“Urime dita e parë e pranverës, sot merr fund dimri i gjatë politik”.
“Dëshiroj të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë zyrtarët e BE të ju uroj edhe atyre sepse kanë pas një përkushtim të jashtëzakonshëm”.
“Falënderoj koleget e opozitës të cilët kanë qenë konstruktiv e keni parasysh që po flas për LDK”.
“Ajo çfarë është vlerësim i të gjithëve së bashku është se kriteri kryesor ka përfunduar kemi sinjale pozitive që Kosova ka pasur zhvillim në sundimin e ligjit”.
“Jam i bindur që deri në fund të këtij viti të kemi liberalizim të vizave. Por nuk duhet të entuziazmohemi e të na ik rinia”.