Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se shugurimi i Katedrales në Prishtinë, e cila mban emrin e Nënë Terezës – shqiptares së shenjtë që është simbol i paqes, dashurisë dhe mirësisë kudo në botë i dha sot vendit një ditë të veçantë.
Ai ka thënë se tolerancën fetare duhet ta ruajmë si sytë e ballit. “Shugurimi i Katedrales në Prishtinë, e cila mban emrin e Nënë Terezës – shqiptares së shenjtë që është simbol i paqes, dashurisë dhe mirësisë kudo në botë – i dha sot vendit një ditë të veçantë. Kosova do të vazhdojë të jetë shtet shembull për tolerancën fetare dhe këtë vlerë duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.