Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka postuar në faqen e tij në Facebook një fotografi me aktivistin humanitar Halil Kastratin, të cilin e inkurajoi të vazhdojë me projektet e tij.
Veseli ka shkruar se veprimtaria e Halil Kastratit meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Bashkëbisedimi me një aktivist humanitar të përkushtuar si Halil Kastrati është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua.
Veprimtaria e tij e vyer meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë.