Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se e ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-Kryeministrit Isa Mustafa.
Në një deklaratë dërguar medieve, Veseli ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafës.
Kryeparlamentari Veseli i ka uruar shërim sa më të shpejtë për z. Mustafa dhe kthim sa më parë në familje dhe punë.