Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë pyetur për taksën dhe dialogun.
Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet krerëve të institucioneve dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, për ndërprerjen e grevës në arsim, kryeministri dhe kryeparlamentari hezituar të flasin për tema të tjera, raporton EKonomia Online.
Veseli tha se së bashku do të jemi për t’iu dhënë përgjigje temave të tjera, ndërsa kryeministri nuk ka komentuar.
“Do të kemi përgjigje për dialogun dhe për taksën, bashkë qyshtu qysh jemi sot”, tha Veseli.