Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se ata aty diskutuan për çështje të ndryshme si dhe për procedimin e disa projektligjeve por që nuk caktuan seancë, raporton Ekonomia Online.
“Kemi pas mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku kemi diskutuar një sërë çështje kemi proceduar disa projektligje. Nuk kemi seancë të përcaktuar ende”.
Veseli para gazetarëve tha se Iniciativa për verifikimin e veteranëve po bëhet që me i ndalë manipuluesit që po abuzojnë në emër të veteranëve të vërtetë.
“UÇK është vlerë e kombit tonë dhe statusi i luftëtarit është i shenjtë dhe askush nuk ka drejtë me mohuar dhe abuzuar në emrin e tyre”.
“Ndihuni krenarë me luftën e juaj që e keni bërë për vendin e juaj kjo iniciativë ka të bëjë me i ndalë zërat dhe manipuluesit që po abuzojnë në emrin tuaj dhe në emrin tim. Unë çfarëdo pozicioni që kam nuk do lejojë që luftëtari të jetë lëmoshë dhe statusi i tij të varet prej 170 eurosh”.
Veseli shtoi se Kosova është gjithmonë e gatshme për dialog dhe fqinjësi të mirë, raporton EO.
“Kosova ka prioritete që i ka të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit që ti krijojë perspektivë rinisë që të jetojnë në Kosovë ne do jemi çdo herë të gatshëm për dialog dhe fqinjësi të mirë”.
“Ne bashkërisht duhet të bëjmë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe të të rinjtë tanë mos të na ikin”.
“Liberalizmi është problem i cili ka të bëjë më shumë me Bashkimin Evropian. Nuk do t’i nënshtrohemi e as nuk mund të na krijojnë në ndonjë situatë që ne të ndihemi më pak inferior”, tha Veseli.