Veseli tregon për gjendjen e tij pasi doli pozitiv me COVID-19

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka shkruar sot se është mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndrojë në vetizolim.

Veseli në Facebook këto komente i ka bërë pasi që është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

“Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19. Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1655011111340755

Të ngjashme