Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar fort pretendimet e prokurorisë rreth bisedave të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke thënë se bisedat e Veselit janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga ana e prokurorisë, bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese.
Avokati i Veselit, Ben Emmerson në shkresën që kundërshton fort përgjimet e prokurorisë, ka theksuar se shumë nga bisedat nuk janë paraqitur para trupit gjykues dhe janë interpretuar krejtësisht gabimisht në dëm të Kadri Veselit.
“ZPS-ja pretendon se [REDAKTUAR] ishte i përfshirë në përpjekjet për të ndërhyrë në dëshminë e [REDAKTUAR]. Për ta lidhur këtë me z. Veseli, ZPS-ja thekson se [REDAKTUAR] e vizitoi z. Veseli në [REDAKTUAR] 2022 dhe [REDAKTUAR] 2023. Nuk përmendet se kur z. Veseli u takua me më [REDAKTUAR] 2023, në mënyrë eksplicite i tha [REDAKTUAR] të mos bisedojë me asnjë person të lidhur me këto procedura ose të përpiqet të ndikojë në dëshminë e ndonjë dëshmitari në këtë rast”
“Ky është një shembull tjetër dhe flagrant i përpjekjes së pakujdesshme të ZPS-së për të paraqitur një pamje mashtruese para Trupit Gjykues. Ky pasazh duhej të ishte përfshirë në kërkesën e ZPS-së për të paraqitur provat para Trupit Gjykues” Mbrojtja thekson se nëse nuk ata do t’i kishin kushtuar shumë orë dëgjimit të këtij grumbulli të madh të audio regjistrimesh, nuk do të dilnin në dritë prova bindëse që kundërshtojnë parashtresa parësore të ZPS-së. “Fakti që SPO-ja e ka varrosur këtë provë mes orëve të pa transkriptuar duhet të jetë shumë shqetësuese për Trupin Gjykues”, thotë mbrojtja, dhe citon bisedën e Veselit kur kërkon që të mos bisedohet me asnjë që pretendon se është dëshmitarë.
“ [RIDAKTUAR]: U takuam [RIDAKTUAR]; piu një kafe me të, [e pakuptueshme] K.V: Ja, mirë që kemi [REDAKTUAR] edhe këtu. Ju jeni një person i jashtëzakonshëm dhe ju nuk keni frikë, por vetëm më dëgjoni, mbani sa më shumë distancë. (Duke folur mbi njëri-tjetrin) KV: Mos u shqetëso fare. […] Qëndroni larg kësaj sepse mund të na lëndoni; ju mund të na bëni më shumë dëm sesa mirë. [REDAKTUAR], nuk mund të na lëndojnë, nuk kemi probleme. Në 300 persona që kanë mbetur, asnjëri prej tyre nuk mund të shkaktojë dëm. Ata mund të gënjejnë, Zoti do të merret me ta, ata mund të gënjejnë çfarë të duan, por mos u shqetësoni fare, sepse ata pastaj mund ta përdorin këtë, për të na bërë të dukemi keq. Ndërsa ata njerëz janë dinak, ata mund ta bëjnë këtë, vetëm për të fituar një lloj statusi atje, për të bërë diçka, ata e bëjnë të duket sikur ishte tmerr. Le të jetë ashtu siç është! Nuk është një gjë e mirë për të bërë. Mbani distancë! Edhe nëse keni dëgjuar ndonjëherë për dikë që do të vijë të dëshmojë këtu; edhe nëse dikush vjen dhe ju thotë “Unë jam [dëshmitar]”, ju thjesht mund t’i thoni “thuaj të vërtetën”, “vetëm mos gënje”, thjesht mos gënje. Nuk ka nevojë të flasësh; ne nuk kemi nevojë për asgjë, vetëm të mos gënjejnë. Nëse nuk gënjejnë, do të jemi mirë, sepse realiteti i UÇK-së është i tillë. Kjo është. Nuk ka nevojë të bëhet asgjë”.
Sipas mbrojtjes, mesazhi i qartë i Veselit është se dëshmitarët nuk duhet të kontaktohen dhe nëse ndodh kontakt i paqëllimtë, mund t’u thuhet ta thonë të vërtetën dhe asgjë më shumë.
“Ky mesazh është shembullor. Është jashtëzakonisht domethënëse që kjo ishte një bisedë private për të cilën z. Veseli nuk e dinte se ishte duke u përgjuar. Është shumë shqetësuese që ZPS-ja mund ta kishte dëgjuar këtë pasazh, dështoi ta paraqiste atë para Trupit Gjykues, dhe prapëseprapë pretendoi se z. Veseli në njëfarë mënyre komplotoi me [REDAKTUAR] për të frikësuar dëshmitarët mbi prova dhe nënkuptime thjesht rrethanore. Bisedat e z. Veseli me [REDAKTUAR] përbëjnë një urdhër të shprehur qartë kundër çdo përpjekjeje nga dikush jashtë procesit ligjor për t’iu afruar një dëshmitari në çfarëdo rrethane”, shkruan mbrojtja.
Emmerson thekson se faktet janë të qarta. Sipas tij, nuk ka asnjë provë mbi të cilën Trupi Gjykues mund të konkludojë se Veseli ka tentuar të pengojë apo ndërhyjë në këtë procedurë.
Përkundrazi, sipas tyre, bisedat private të Veselit zbulojnë përpjekjet e tij të vazhdueshme për të parandaluar kontaktin e dëshmitarëve dhe për të inkurajuar dëshmitarët që të dalin përpara dhe të thonë të vërtetën.
“Shumë nga deklaratat e bëra në kërkesë (te prokurorise) janë mashtruese, tendencioze dhe përfshijnë spekulime të palejueshme. Ato nuk janë as të specifikuara në mënyrë adekuate dhe as të vërtetuara në asnjë mënyrë nga provat e ofruara dhe të zbuluara nga ZPS”.
“Pranimi i kërkesës së SPO-së – në veçanti, ndalimi i tij nga çdo vizitë personale me familjen e tij të ngushtë deri në fund të këtyre procedurave do të shkaktonte dëme të panevojshme psikologjike dhe do të dëmtonte kapacitetet e tij për të përgatitur mbrojtjen për të mirën e tij. Vendosja e një regjimi tepër të kufizuar, në izolim virtual në bazë të materialit të ofruar nga Prokuroria do të ishte irracionale, e padrejtë dhe arbitrare”, shkruan mbrojtja.