Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilës do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, Qeverisë dhe Kongresit.
Sipas njoftimit, në këto takime, në Washington dhe në New York, do të diskutohet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve dhe popujve, si dhe për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat.
Po ashtu,Veseli do të qëndrojë edhe në shtetin e Iowa-s.
Në këtë shtet, kreu i Kuvendit të Kosovës do të ketë takime me përfaqësues politikë dhe drejtues ushtarakë, në të cilat do të flitet për forcimin e bashkëpunimit në sferën ushtarake, në rrethanat e reja kur pritet transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.