Filloi viti i ri akademik në Kosovë

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 13:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe rektorin e UP-së Marjan Dema, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016-17, kanë vizituar Fakultetin Juridik.

Ministri Bajrami ka thënë se për studentët është një ditë e veçantë, ngase të njëjtin mund të jenë liderë të së ardhmes, andaj i ka siguruar se do të angazhohen për të siguruar kushte sa më të mira studimore.

“Ky Universitet ka qenë bartës i të gjitha proceseve të shtetndërtimit, të lirisë të pavarësisë, por edhe të edukimit të të rinjve në frymën e atdhedashurisë në luftën çlirimtare”.

Kryeparlamentari Veseli, duke uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik, tha se tanimë institucionet vendore tashmë janë të fokusuara në ngritjen e cilësisë së arsimimit të rinisë kosovare.

“Sot isha pranë mijëra studentëve që për herë të parë nisin jetën studentore. Pas çlirimit, institucionet tona janë fokusuar kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës bazike dhe garantimit të qasjes në Universitet. Tanimë duhet të përqendrohemi tek cilësia, tek hulumtimi shkencor, shkathtësitë e transferueshme, teknologjia e avancuar dhe përshtatshmëria e shkollimit me kërkesat e tregut të punë”, ka shtuar kryeparlamentari Veseli.

Edhe rektori i UP-së, Marjan Demaj, ka përshëndetur studentët me rastin e vitit të ri akademik, duke garantuar se do të angazhohen maksimalisht për të rritur cilësinë dhe kualitetin e studimeve në UP.

Të ngjashme