Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar sërish për rekomandimin pozitiv lidhur me liberalizimin e vizave, të cilin Komisioni Europian e dha dje për Kosovën.
Në fillim të seancës, Veseli, i cili ka qëndruar dje në Bruksel për ta dëgjuar nga afër lajmin se Kosova ka përmbushur dy kushtet fundit, falënderoi deputetët, dukë thënë se bashkë do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.
” Ju uroj për lajmin e djeshëm për lajmin e rekomandimit pozitiv për vizat. Ju falënderoj juve si deputetë. Kemi pasur bashkërisht sfida dhe shpresoj që bashkërisht të përmirësojmë jetën e qytetarëve”, tha Veseli, raporton Ekonomia Online.