Veseli uron Ditën Ndërkombëtare të Familjes

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar 15 majin Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Veseli po në këtë ditë ka shpërndarë një fotografi me familjen e tij, përmes se cilës ka shkruar se një familje e shëndetshme dhe e lumtur është shtylla e një shoqërie të suksesshme.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes, një ditë e shkëlqyer për të bërë gjithçka që dëshironi së bashku me të dashurit tuaj. Është dashuria e familjes ajo që e shndërron një ngrehinë me tulla e çimento në një shtëpi të ngrohtë.

Një familje e shëndetshme dhe e lumtur, është shtylla e një shoqërie të suksesshme. Ne, krenohemi me familjen e fortë e të shenjtë tradicionale që kemi, e cila na ka mundësuar të tejkalojmë me sukses çdo sfidë.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë, familja është streha që na jep forcë emocionale e morale, është institucioni që po mbron anëtarët e saj nga kriza dhe kujdeset për fëmijët e mbetur jashtë shkollës. Sot, shumë familjarë mund të jenë fizikisht larg prej jush, megjithatë, nuk ka pandemi që i largon prej zemrës tuaj. Nuk ka dyshim që së bashku do të fitojmë kundër koronavirusit.

Urimet më të mira nga familja Veseli!

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1588387518003115/?type=3&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme