Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar sportistët kosovarë për të arrituar në Lojërat Mesdhetare në Spanjë, posaçërisht për medaljet e fituara në xhudo.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Veseli ka thënë se përkrahja për sportistët do të rritet edhe më tej, raporton Ekonomia Online.
“Dje Akili e sot Loriana. Kosova tregoi edhe një herë se është kampione në xhudo. Deri më tash, 4 medalje – 3 të arta dhe një e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë janë treguesi më i mirë i potencialit të jashtëzakonshëm që ka Kosova në sport. Përgëzime gjithë komunitetit sportiv për këto të arritura. Përkrahja për sportistët duhet dhe do të rritet edhe më tej”, ka shkruar Veseli në Facebook.