Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë një urim të veçantë për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor.
Lideri i PDK-së sot e ka dërguar në klasë të parë vajzën e tij, Rritën të cilës i ka uruar suksese bashkë me gjithë fëmijët tjerë.
Statusi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:
Rrita jonë u rrit. Sot është dita e parë e shkollës për të, ndërsa për Violetën dhe mua ndër ditët më të lumtura. E Yllori sot takoi shokët dhe shoqet e klasës së dytë. Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe qofshin krenaria e këtij vendi.