Veseli: Ushtria çështje ditësh, të jemi të bashkuar sepse kjo tokë është e shenjtë

Skenderaj | 05 Tet 2018 | 11:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se votimi i tri projektligjeve që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri të vendi do të jenë brenda ditësh ose javën në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

“Presim që shumë shpejt, është çështje ditë, është çështje javësh do ta kemi transformimin do të thosha të UÇK-së në ushtri të Kosovës, shumë shpejt”.

Veseli nga Marina gjatë inaugurimit të kompleksit memorial, shtoi se askush nuk duhet të lejojë që të cenohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.

Ai ka ftuar për bashkim nga të gjithë, ngase sipas tij, Kosova është tokë e shenjtë.

“Nuk duhet të lejojmë që të cenohet ky shtet, ky sovranitet, ky integritet. Jemi duke bërë punën më të mirë të mundshme tonë që nga presidenti, kryeministri e ne të gjithë të tjerë”.

“Ajo çka na duhet më shumë është që të jemi të bashkuar, mos t’i hapim fjalë njëri-tjetri, për arsyeje se kjo tokë është e shenjtë, sepse edhe amaneti i kolosëve është i shenjtë, kemi dhënë shumë sakrifica, duhet të punojmë edhe ma shumë”.

“Ishalla nuk na bien me luftuar se ka njerëz që janë të gatshëm për luftuar. Janë të gatshëm me u ballafaquar me Serbinë, edhe me i thanë mos me hi mo në Kosovë”.

Veseli më tej ka falënderuar presidenti Hashim Thaçi për nderimin me urdhrin “Hero i Kosovës” për 158 dëshmorët e varrosur në Kompleksin Memorial në Marinë. Meke të Kosovës e ka quajtur ai këtë vend, raporton EO.

“Është e natyrshme që të gjithë kemi emocione në këto momente kur e kujtojmë Ilazin njërin nga themeluesit e UÇK-së por edhe Presidentin që i thanë Serbisë jo. Të përkujtosh Abedin Rexhën, është mënyrë e veçantë sepse ai tha Serbisë jo, për këtë duhet të jetë krenar e gjithë Drenica dhe Kosova”.

“Këtu Mujë Krasniqi, gjithë ata që e njohin, ka qenë një hero i vërtetë sa ka qenë gjallë, s’ka pasur vend që nuk ka qenë ai. I tillë ka rënë edhe në altarin e lirisë, për t’i thënë jo kufirit mes shqiptarëve”.

“Rasimi i cili poashtu ditën që u rivarros ka qenë  buzëqeshur edhe atë ditë kur ka rënë ka rënë duke buzëqeshur sepse ka qenë trim. Mirëpo, Kosova ka edhe djem të fortë të cilët kanë mbetur gjallë”.

“Do të jetë Meka e shqiptarëve, për gjatë sa do të jenë edhe vendet e tjera ku kanë rënën heronjtë e lirisë”.

Dëshmorët e kombit Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha janë rivarrosur sot në ditën e inaugurimit të Kompleksit Memorial në Marinë të Skenderajt.

Procesi i zhvarrimit të dëshmorëve ka filluar më 19 qershor dhe ka përfunduar më 31 korrik të këtij viti, ku në fazën e parë janë zhvarrosur nga varrezat e Polacit 112 mbetje mortore të dëshmorëve dhe prej tyre 101 janë rivarrosur në Marinë, ndërsa në Vushtrri janë rivarrosur dy, në Landovicë dy, në Kleçkë një, pesë në Shtime dhe një në Ferizaj.

Në fazën e dytë janë zhvarrosur trupat e 53 dëshmorëve nga fshatrat e Drenasit dhe Skenderajt dhe janë rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë.

 

Të ngjashme