Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes së Latfi Kryeziut, i cili vdiq ditën e sotme.
Veseli ka vlerësuar se vdekja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën.
Telegrami i ngushëllimit:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mikut tim Latif Kryeziu, sipërmarrësit të suksesshëm që krijoi mijëra vende pune dhe atdhetarit të madh që dha mbështetjen meritore për kauzën tonë kombëtare.
Vdekja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën.
Latif Kryeziu arriti ta vendosë vendin tonë në hartën e bizneseve ndërkombëtare dhe kompanive multinacionale, duke sjellë tek ne brendin e mirënjohur “Shell”.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!
Ta kujtojmë përherë për veprat e mira që la pas!