Kryetari i PDK-së sot vizitoi Akademinë e Kosovës pë Siguri Publike,i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, nga drejtori i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, dhe nga drejtorët e departamenteve të Akademisë si udhëheqësit e departamentit të trajnimeve të Policisë së Kosovës në Akademi.
Drejtori Smakiqi e njoftoi Kryetarin Veselin për aktualitetet në Akademi, ku është duke u zhvilluar trajnimi profesional për Policë të Ri, të cilin e ndjekin 416 kadet të Policisë së Kosovës. Gjithashtu ai shtoi se gjatë vitit 2019 në Akademi kanë përfunduar trajnimet profesionale 17 kadet të Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe 119 kadet të Shërbimi Korrektues i Kosovës, po ashtu siç tha drejtori Smakiqi në Fakultetin e Sigurisë Publike ndjekin studimet 240 student.
Drejtori Smakiqi e informoi Veselin për akreditimin ndërkombëtar të cilin e fitoi Akademia nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në maj të vitit 2018, pas vlerësimit gati një vjeçar nga ekipi i ekspertëve i këtij Asociacioni. Të gjitha Programet Profesionale janë akredituar në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, kurse Programi Studimor është akredituar dhe Ri akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, përfundoi Smakiqi.
Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i inkurajoi kadetët e Policisë së Kosovës për vendimin e tyre që të i bashkëngjiten Policisë së Kosovës, e cila sic tha ai e ka kredibilitetin e institucionit më të besueshëm në Kosovë dhe regjion. “Ju po ashtu ndjekeni trajnimin në një Akademi e cila ka programe të akredituara dhe e cila prinë në regjion për cilësi”, tha kryetari Veseli.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli vizitoi edhe hapësirat e Akademisë duke takuar dhe biseduar me zyrtar të Akademisë, të Agjencive të Sigurisë Publike, student dhe kadet të agjencive.