Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ka vizituar sot familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Ai me këtë rast tha se me familjarë të veprimtarit tashmë të ndjerë është biseduar për veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit.
“Festa e Bajramit është edhe një rast më shumë të takojmë familjarët tanë dhe miqtë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e veprimtarit tonë, heroit Adem Demaçi. Kujtuam veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit. Historia e jetës së tij është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë”, shkruan Veseli në Facebook.