Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot familjen e Massimo Mazzalit, udhëheqës i Caritas Umbria të Italisë me seli në Kosovë.
Veseli ngushëlloi familjen italiane për humbjem e djalit të tyre në një fatkeqësi, ndërsa ka blerësuar lart rolin e kësaj familje e cila ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë familjet kosovare.
“Sot, në Klinë, vizitova familjen e Massimo Mazzalit, udhëheqës në Kosovë i Caritas Umbria të Italisë. Pak kohë më parë familja Mazzali, në një fatkeqësi, ka humbur djalin e saj”.
“Prej 19 vitesh kjo familje dhe organizata që ajo drejton kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shumë e shumë familje kosovare, duke ndërtuar me qindra shtëpi për të pastrehët, duke strehuar qindra fëmijë të mbetur pa familje, e duke u dhënë atyre edukim dhe ngrohtësinë e munguar familjare”.
“U preka nga mikpritja që gjeta në këtë familje dhe nga dashuria e madhe e saj për vendin tonë. Do t’i propozoj Presidentit të Kosovës që kësaj familje të jashtëzakoshme për humanizmin e saj t’i ndaj medaljen presidenciale”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.