Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas vdekjes se kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili vlerësohet si ikonë e futbollit kosovar.
Veseli ka thënë se sporti dhe Kosova kanë humbur shumë me vdekjen e Vokrrit, transmeton Ekonomia Online.
“Përjetësisht Legjendë. Përjetësisht falënderues e mirënjohës ndaj veprave dhe sjelljes Tuaj. Sot futbolli ynë, sporti ynë dhe Kosova ka humbur shumë. Do të na mungosh Legjendë!”, ka shkruar Veseli në Facebook.