Veseli: Zgjedhjet janë i vetmi opsion, vendit i duhet mençuri strategjike për ta ruajtur sovranitetin

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 12:03 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, pas caktimit të seancës për shpërbërjen e Kuvendit, tha se zgjedhjet janë i vetmi opsion, raporton Ekonomia Online.

Veseli shtoi se në takimin e sotëm të Kryesisë kishte vendimmarrje konsensuale për caktimin e 22 gushtit si ditë për shpërndarje të Kuvendit.

“Është vendim që shkon në interes të qytetarëve të vendit. Falënderoj të gjitha grupet parlamentare që iu përgjigjën thirrjes sime për caktim të datës së shpërndarjes së Kuvendit që i hapë rrugë presidentit të vendit që të dekretojë pas vendimit tonë edhe datën e zgjedhjeve”.

“Nga dita e parë e kam thënë se e vetmja e zgjidhje kur ka dilema janë qytetarët janë zgjedhjet. Nuk janë vetëm opsion, por drejtim dhe vendim i duhur për qytetarët”.

“Ky vend ka nevojë për vendosmëri, për hapje të perspektivës për të jetuar në Kosovë”.

Sipas tij, vendit i duhet mençuri strategjike për ta ruajtur sovranitetin, raporton Ekonomia Online.

“Vendit tonë i duhet edhe mençuri strategjike për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin dhe këto arrihen kur kemi një shtet të zhvilluar, një shtet në luftë të hapur kundër korrupsionit dhe partnerët tanë strategjik”.

“Sot kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë. Tashmë e dimë datën e shpërndarjes së Kuvendit dhe afërisht edhe datën e zgjedhjeve”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2911916082171182

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/vendos-kryesia-seanca-per-shperberjen-e-kuvendit-me-22-gusht/

Të ngjashme