Vështirësi në qarkullim nga reshjet e borës në Korçë

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e borës që kanë nisur prej mbrëmjes së kaluar në juglindje kanë sjellë probleme në qarkun e Korçës.

Në Dardhë, dëbora ka arritur 40 centimetra trashësi, ndërsa në zonat e tjera janë regjistruar 15-20 centimetra reshje bore, transmeton abcnews.al.

Për shkak të rënies së temperaturave në disa akse rrugore ka prezencë akulli në rrugë. Në aksin Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë e Qafa e Qarrit lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme