Femrat ndërmarrëse janë përfolur shumë gjatë viteve të fundit, dhe për një arsye të mira: Ka shumë prej nesh. Në fakt, femrat të cilat zotërojnë biznese tani kanë 30 për qind të kompanive private në Amerikë.
Pavarësisht arritjeve tona, pabarazia është ende një problem i vërtetë. Si një ndërmarrëse dhe nënë krenare e tre fëmijëve, kam përjetuar shumë padrejtësi në vendin e punës. Është e rëndësishme të njohim disa prej sfidave më kritike që t’i tejkalojmë ato.
Jo të gjitha gratë ndërmarrëse janë nëna, por ato të cilat janë i dinë vështirësitë gjithashtu edhe të mirat. Karriera dhe amësia mund të jenë shumë dërrmuese, veçanërisht në një kohë kur ne kalojmë më shumë kohë me fëmijët tanë se sa më parë.
Le të bëjmë pak matematikë:
Gjithashtu të pa përfshira në atë bazë 62-orëshe janë: darkat familjare, blerjet, lojërat e sportit dhe gjithçka tjetër që hyn në kategorinë e prindërve dhe mbështetjes familjare.
A do të shkëmbeja ndonjërën prej tyre për më shumë kohë? Sigurisht që jo. Këto janë pjesët më të mira të jetës. Dhe kurrë nuk vë punën para familjes. Ne e dimë se është e pamundur të ndajmë kohën dhe energjinë tonë në mënyrë të barabartë në mes të fëmijëve dhe karrierës, por kjo nuk na ndalon nga përpjekjet.
Por ka një gjë të mirë: Kur jeni një nënë, ju mjeshtëroni shkathtësi të rëndësishme, si të jeni në gjendje të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe të mendoni në mënyrë të pavarur. Nënat bëjnë këto gjëra çdo ditë. Dhe njëlloj ndërmarrësit e suksesshëm.
Dihet se në mesatare, femrat fitojnë 80 cent në çdo dollar që u paguhet meshkujve. Një ndarje edhe më e madhe ndodh në mes të gjinive kur vjen puna te financimi nga ndërmarrjet kapitaliste.
Shumë pronare të bizneseve fillestare kanë ambicie të fitojnë kapital nga ndërmarrjet, e cila përfaqëson një investim në mes 3 milion dhe 15 milion dollarëv.e Nëse po kërkoni të arrini atë nivel, ju duhet të keni dëshirë të jeni meshkuj. Vetëm 8 përqind e të gjitha financimeve të Serisë A të pranuara vitin e kaluar shkuan për bizneset e grave.
Pse ndodh kjo? Arsyet dallojnë nga nuancat e kulturës së ndërmarrësisë të femrave në seksizmin sistematik në komunitetin e biznesit. Çfarëdo qoftë shkaku, numrat sigurisht që tregojnë një të vërtetë: Gratë kanë më shumë vështirësi në sigurimin e financave nga ndërmarrjet kapitaliste se sa meshkujt.
Mungesa e financave është një thikë me dy tehe. Mund të kthehet në anë pozitive, dhe gratë të përdorin atë motivim në të mirën e tyre. Në fakt, kompanitë kanë më shumë gjasa të jenë profitabile kur gratë drejtojnë ato.
Kjo del nga nevoja më shumë se nga gjithçka tjetër. Me më pak financa të cilat shkojnë tek gratë pronare, ne gratë ndërmarrëse duhet të përfitojmë ose të mbyllim derën e tyre. Gratë kanë 37 përqind më shumë gjasa tëq marrin para nga llogaritë e tyre bankare për të filluar bizneset e tyre. Kjo do të thotë se ato kanë më shumë presion për të pasur sukses. Dështimi ose suksesi i vonuar mund të ketë efekte drastike dhe afat-gjate në jetët tona personale.
Nuk mund të mohojmë përparimin që kemi bërë në botën e biznesit gjatë dekadave të kaluara. Seksizmi nuk është më forca e tërbuar që dikur ka qenë. Është transformuar. Tani, ky diskriminim ka drejtuar kokën e tij të shëmtuar në mënyrë më armiqësore nga të cilat ndikohen veçanërisht femrat ndërmarrëse.
Gratë e suksesshme shpesh perceptohen si më pak të pëlqyeshme. Kjo është në kontrast të madh me meshkujt, të cilët janë më të pëlqyer falë suksesit të tyre. Edhe më tutje, gratë detyrohen të dëshmojnë veten para se të merren seriozisht nga një klient kandidat, nga kolegët dhe madje edhe nga punonjësit. Fatkeqësisht, kjo ndodh sepse shumë njerëz vuajnë nga supozimi se gratë janë të paafta në tërësi.
Si gra dhe ndërmarrëse të suksesshme, ne tashmë kemi bërë një sasi domethënëse të përparimit përmes risive dhe vendosmërisë. Por, kemi ende punë për të bërë. Këto vështirësi do të tejkalohen vetëm kur ndarjet gjinore fillojnë të mbyllen brenda komunitetit të ndërmarrësisë.
Të jesh nënë? Dyshoj se ky përshkrim i punës nuk do të përfshijë vështirësi, megjithëse, të mrekullueshme.
(Autorja është kryeshefe Ekzekutive e “Teddy Shares”)