Dinamo Zagreb ka fituar sonte si mysafire e Astanas, me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League.
Vidovic e Kanenko ishin golashenues për skuadrën kroate, shkruan IndeksOnline.
Ky rezultat nuk i shkon përshtati kampionit të Kosovës, Ballkanit
Kur ka mbetur edhe një ndeshje, tabela në Grupin C është mjaftë interesante.
Viktoria Plzen e cila ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, në këto momente është duke luajtur me Ballkanin, ku kampioni i Kosovës duhet të luftojë për fitore, në mënyrë që të shpresoj për një kualifikim të mundshëm.
Plzen është lidere e Grupit C me 12 pikë, Dinamo Zagreb është e dyta me 6 pikë, ndërsa Astana e Ballkani kanë nga 4 pikë.
Në ndeshjen e fundit Ballkani do të luaj kundër Dinamo Zagrebit.