Vet-aksident te pompa në Prishtinë, lëndohet vozitësja

Prishtinë | 07 Nën 2024 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit që ka ndodhur rreth orës 13:00 në një pompë derivatesh në rrugën “Ahmeti Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, raporton Ekonomia Online.

“Rreth orës 13:00,  është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

Të ngjashme